VV: Në zgjedhje nëse opozita nuk pajtohet me qëndrimet tona

Kosova

VV: Në zgjedhje nëse opozita nuk pajtohet me qëndrimet tona

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 21:18

Molliqaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Sipas tij, kjo mund të ndodhë nëse blloku tjetër opozitar nuk pajtohet me kushtet e këtij subjekti politik i cili siç tha ai nuk do ta mbështesë koalicionin opozitar dhe gjithçka do të shpërndahet. Përveç kësaj ky subjekt politik, sipas Molliqajt, nuk do ta përkrahë as futjen në qeveri të Listës Serbe.
Çështja e vazhdimit apo jo të dialogut me Serbinë, mbetet ende problematike rreth përkrahjes apo jo që do t`i jap Lëvizja Vetëvendosje koalicionit LDK-AAK-NISMA. Zyrtarë të kësaj lëvizjeje thonë se Vetëvendosje po vazhdon takimet dhe negociatat me koalicionin rreth qeverisë së re, por ende nuk janë finalizuar temat.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tha per RTK se janë përafruar qëndrimet e tyre me koalicionin dhe se sipas tij nëse ky vullnet do të vazhdojë, shumë shpejt do të ketë edhe konkretizim të vendimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve të tjera opozitare.

Molliqaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Sipas tij, kjo mund të ndodhë nëse blloku tjetër opozitar nuk pajtohet me kushtet e këtij subjekti politik i cili siç tha ai nuk do ta mbështesë koalicionin opozitar dhe gjithçka do të shpërndahet.

Përveç kësaj ky subjekt politik, sipas Molliqajt, nuk do ta përkrahë as futjen në qeveri të Listës Serbe, ngase sipas tij nuk do të lejojnë politikat e Beogradit të implementohen në Prishtinë.

Por, zyrtarë të AAK-së të cilët janë pjesë e koalicionit me LDK-në dhe NISMA, nuk pajtohen me këtë qëndrim të Vetëvendosjes. Ata nuk e shohin problem çështjen e bashkëqeverisjes me Listën Serbe. Avni Arifi nga AAK tha se partia e tij dhe pjesa tjetër e koalicionit presin që të arrijnë marrëveshje. Sipas tij me Lëvizjen Vetëvendosje më shumë ka tema që i bashkojnë sesa i ndajnë.

Ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, AAK nuk mendon që vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas Avni Arifit, të gjitha partitë opozitare janë por krijimit të qeverisë së re pa PDK-në dhe për këtë e kanë marrë besimin edhe të partive minoritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat