Burim Ramadani: Askush nuk e mbështetë PDK’në, ka kalu logjika e matrapazëve

Kosova

Burim Ramadani: Askush nuk e mbështetë PDK’në, ka kalu logjika e matrapazëve

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 20:42

Burim Ramadani thotë se ka kaluar siç shprehet logjika e matrapazëve, prandaj beson në secilin deputet dhe është i bindur se nuk do t’i bashkohen PDK’së.
Ramadani thotë se të gjithë përveç PDK’së e kanë kuptuar se duhet të ndodh ndryshim në Kosovë.

“Mendoj që koha e këtyre logjikave të matrapazëve ka kalu, nuk besoj se do të ketë shansa të tilla se është tepër e qatë se skena politike në Kosovë përveç PDK’së është pajtu që ndryshimi të ndodh”, tha Ramadani në Televizionin “Rrokum”.

Ramadani tha se Kushtetuta e thotë qartë se posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon Grupit më të Madh Parlamentar, i cili sipas tij është ai i koalicionit mes LDK’së, AAK’së dhe NIMA’së.

Këtu ai përmendi edhe Grupin 6+, i cili ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës megjithëse në zgjedhje kishin garuar ndaras.

Ndërkohë ai tha se angazhimi i VV’së në qeverisjen e ardhshme Haradinaj do të ishte një kontribut i rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat