Kaçanikasit që përdhosën bustin e Skënderbeut, mund të dënohen me tetë vjet burg

Kosova

Kaçanikasit që përdhosën bustin e Skënderbeut, mund të dënohen me tetë vjet burg

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 21:29

Dy personat nga Kaçaniku të cilët përdhosën bustin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, rrezikojnë të dënohet prej një deri në tetë vjet burg. Kjo për shkak se ata janë ndaluar “për veprën e kryer të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit fetar, racor apo kombëtar”.
Për videon që u postua në rrjetet sociale e që u realizua në Kaçanik nga dy persona, të njëjtit kanë marrur 48 orë paraburgim.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Ferizaj, i ka thënë Klan Kosovës se një 40 vjeçar dhe një 37 vjeçar, me vendim të Prokurorit, janë ndaluar për 48 orë në paraburgim.

E bashkëqytetarët e dy kaçanikasve, thonë se kjo është një vepër e shëmtuar. Ata thonë se ofendimi i Skënderbeut, mund të bëhet vetëm nga një kategori e personave të caktuar.

Ndryshe, Policia e Kosovësnë rajonin e Kaçanikut, të martën në orët e paradites ka arrestuar J. V. 40 vjeç dhe A. B. 37 vjeç, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar”.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me urdhër të prokurorit të Shtetit, kanë bastisur banesat e të dyshuarve dhe kanë konfiskuar një kompjuter dhe një telefon celular”, bën me dije Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat