Kush janë ata antishqiptarë që guxojnë ta fyejnë Skënderbeun?!

Kosova

Kush janë ata antishqiptarë që guxojnë ta fyejnë Skënderbeun?!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 korrik 2014 Në ora: 17:15

Fjalët që përdorin personat në fjalë, tregojnë mjerimin e tyre përballë një figure kombëtare siç është heroi, Gjergj Kastrioti. Arben Berisha e Jeton Vërbani i nga Kaçaniku janë personat që fyen Skënderbeun.

Ndërkohë për fyerje dhe poshtërim të një figure kombëtare ligji parasheh dënim dhe burgim për ta. Edhe në këtë rast Policia e Kosovës, ka marr masat e duhura, duke u nisur nga video dhe personat të cilët shfaqen aty, duke i shoqëruar për ti marr në pyetje, për përdhosjen e bustit të Skënderbeut.

Aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan, Bleron Baraliu, mendon se nuk është urrejtje ndaj Skënderbeut, por vetëm një cak i vëmendshëm sa duhet, ndoshta caku me i vëmendshëm i mundshëm, për të arritur efektin e plasimit të teorive radikale islame përkundër vlerave dhe traditave shqiptare.

“Pra eshë një qëllim i thjeshtë që përmes sulmit ndaj Skënderbeut, të arrihet "vetëdijesimi" kundër vlerave që e definojnë shoqërinë tonë në përgjithësi, në përqafim të ekstremizmit religjioz që në rastin specifik, Islamizmin fondamental e sheh mbi kombin dhe idhujt e tij. Këta derbederre nuk po sulmojnë Skënderbeun, sepse ai ka luftuar kundër Myslimanizmit, krejt në të kundërtën, Skënderbeu ka luftuar për lirinë e Shqipërisë kundër pushtuesit të fuqishëm turk, dhe lufta e tij ka qenë jashtëzakonisht jo religjioze, duke përfshi brenda organizimit të tij fise të tëra shqiptare pa dallim feje, ani pse efekti anësor i kësaj lufte mund të ketë qenë mbrojtja e Evropës perëndimore nga pushtimi i hordhive Osmane”, thotë Baraliu për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat