Marrëzia dhe krimi që po e bën Kryesia Qendrore apo klani i saj

Kosova

Marrëzia dhe krimi që po e bën Kryesia Qendrore apo klani i saj

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 30 qershor 2014 Në ora: 19:32

Ndarja kundërthënëse e brezave, nxitet nga SHIK-u, për ta realizuar një ndarje të re të LDK-së, për ta shuar përfundimisht forcën potenciale rivale, e cila e rrezikon seriozisht të majtën kriminale në pushtet.
Fillimisht, ju uroj shëndet dhe mendje të shëndoshë!
Vendimi për një koalicion të opozitës, me kryeministër Ramush Haradinaj, nga një parti minore dhe me shumë përfolje të bazuar, për të bëmat e saj të krimit dhe të haraçit, është skandaloz. LDK-ja është zotuar për luftimin e krimit të organizuar: zbulimin e vrastarëve të veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve të kryekomandantit Ibrahim Rugova. Ndërkohë, me koalicionin e bërë, me Ramushin kryeministër, ajo po bën të kundërtën: po rehabiliton krimin dhe kriminelët. Dhe, kjo është marrëzi dhe krim që bën Kryesia Qendrore apo një klan brenda saj.
Kryesia Qendrore e LDK-së duhet të mblidhet menjëherë, të shqyrtojë modalitetet e koalicionit, ta ndihmojë kryetarin Mustafa të dalë nga bataku ku është zhytur. Dhe, arsyetimi është i gatshëm, i thjeshtë: Anëtarësia e LDK-së nuk aprovon, madje e kundërshton zëshëm zëvendësimin e kryeministrit në detyrë, me një kryeministër të ri siamezë.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat