Thaçi, Kurrë më kryeministër!?

Kosova

Thaçi, Kurrë më kryeministër!?

Më: 27 qershor 2014 Në ora: 17:05

Shtyrjet për ta rikthyer situatën në favor të PDK-së po vazhdojnë nga kjo parti dhe mbështetësit e saj, pro gjasat që kjo parti ta rizgjedh kryeministër Hashim Thaçin, duken thuaja pa shanse. Burime të ndryshme bëjë të ditur, se koalicioni LDK-AAK-NISMA, të paktën ka pasur efekt që ta pamundësojë tashmë një qeveri Thaçi 3.
Por, si për ti dhënë edhe një herë përgjigje dilemave se kush do ta krijojë qeverinë, është ritakuar të premten koalicioni në selinë e partisë NISMA.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim dhe nuk i është përgjigjur Presidentja. Kjo e fundit ka heq një barrë të madhe derisa nuk ka ende ndonjë përgjigje konkrete. Por duket se edhe partitë politike janë fokusuar diku tjetër.

Derisa Partia Demokratike e Kosovës po përballet me konflikte brenda partiake, duke akuzuar njëri tjetrin për humbjen në këto zgjedhje, partitë e koalicionit po negociojnë me Vetëvendosjen. Partitë si LDK-AAK e Nisma janë mbledhur sërish për të diskutuar rreth krijimit të Qeverisë së re dhe kushteve të Vetëvendosjes. Një takim i ngjashëm pritet të ndodhë të hënën./BS

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat