Policë e protestues të lënduar në protestën e dhunshme (FOTO)

Kosova

Policë e protestues të lënduar në protestën e dhunshme (FOTO)

Më: 22 qershor 2014 Në ora: 10:18

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar rivendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë.
Raportohet se nga përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, janë lënduar të paktën 13 policë. Përderisa nuk ka konfirmime për numrin e të lënduarve nga protestuesit, por sipas policisë, besohet se janë mbi 10 veta.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga komanda në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Radion Evropa Lirë se përveç lëndimeve, si pasojë e dhunës janë shënuar edhe djegie të automjeteve të policisë.
“Si pasojë e protestës të së dielës, 13 pjesëtarë të Policisë janë të lënduar. Po ashtu, nga përdorimi i mjeteve ndezëse nga protestuesit, janë djegur katër vetura, dy të policisë së Kosovës, një e EULEX-it dhe një e UN-it (UNMIK-ut) ", ka konfirmuar Zahiti për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, policia ka arrestuar të paktën pesë persona.
Në anën tjetër, nuk është konfirmuar edhe numri i protestuesve të lënduar, por, sipas policisë, raportohet se më shumë se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

Shtatë policë të lënduar, pesë persona të arrestuar

Shtatë pjesëtar të Policisë së Kosovës janë lënduar gjatë protestës së sotme në Mitrovicë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë nga komanda në jugore e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se raporti i policisë nuk është ende përfundimtar.

"Po ashtu, si pasojë e përdorimit të mjeteve ndezëse nga protestuesit katër vetura janë djegur, dy të policisë së Kosovës, një e EULEX-it dhe një e UNMIK-ut", ka thënë Zahiti.

Deri më tani, Zahiti ka thënë se janë arrestuar të paktën 5 persona.

Aktualisht nuk dihet edhe numri i protestuesve të lënduar gjatë protestës së sotme e cila eskaloi në përplasje mes masës dhe policisë.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar ri-vendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të qeverisë së Serbisë.

EULEX përdorë plumba gome, protestuesit fillojnë të shpërndahen

Protestuesit në Mitrovicë kanë filluar të shpërndahen.
Nga Mitrovica, bëjnë me dije se tashmë janë shpërndanë shumica e protestuesve.

Në protestën e sotme tek ura e Ibrit, ka eskaluar situata ku janë djegur disa vetura të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it. Ndërkohë, raportohet se EULEX ka hedhur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, është raportuar edhe për disa policë të lënduar.

Veç Policisë së Kosovës, sic raportoi më herët Express, gaz lotësjellës ka përdorur edhe Policia e EULEX’it. Është raportuar se është djegur edhe një veturë e EULEX’it.

Në kohën kur më protesta kishte hyrë në më shumë se 30 minuta të fillimit të saj, kishin nisur edhe përleshjet mes protestuesve e Policisë.

Kjo gjendje nisi kur shpërtheu kordorni i Policisë dhe kur protestuesit nisën të gjuajnë gurë në drejtim të Policisë.

Situat e tensionuar në Mitrovicë, dy shpërthime tek ura e Ibrit

Një polic i Njësisë Speciale është lënduar nga gjuajtja me gurë e protestuesve.

(I plotësuar) - Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, janë dëgjuar para pak çastesh, si pasojë e shpërthimit të njërit nga automjetet e djegura.
Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes raportojnë që e tërë hapësira përreth deri në shumë metra është e pamundur të shihet nga gazi lotësjellës që është përdorur dhe po vazhdon të përdorën ndaj protestuesve.
Policia e Kosovës ka arritur që protestuesit ti largojë nga ura përafërsisht deri në 300 metra.

Tensionohet situata në Mitrovicë, policia përdor gaz lotsjellës, lëndohet një polic

Policia po përdor gazin lotsjellës për të penguar protestuesit që t'i afrohen urës mbi lumin Ibër.

Qytetarët, vazhdimisht po provojnë të kalojne tek ura dhe në përpjekje që të çajnë kordonin e policisë po hedhin edhe gurë e gjesende tjera.

Protestuesit në duar po bartin pankarta me mbishkrimet "S'duam park - duam urë", Liri e lëvizjes" e të tjera.

Ndërsa po përpiqen të kalojnë kordonin, dëgjohen brohoritjet: UÇK-UÇK, Adem Jashari, Jo nuk ndahet Mitrovica e tjera.

Një grup protestuesish ka djegur flamurin e Serbisë.

Ndërkohë që edhe në pjesën veriore vërehen tubime të serbëve lokalë.

Policia e Kosovës ka krijuar kordone, si në jug, ashtu edhe në veri të qytetit, për të pamundësuar kështu kalimet e qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas, në përpjekje të parandalimit të ekseseve të mundshme.

Po ashtu, mbi urën kryesore janë edhe forcat e KFOR-it si dhe Policia e EULEX-it.

Që në orët e para të pasdites, policia nuk ka lejuar asnjë qytetar që t'i afrohet urës.

Forcat shumëkombëshe të KFOR-it qysh herët janë stacionuar mbi urën kryesore të lumit Ibër, për të parandaluar eskalimin e situatës.

Në pjesën veriore të urës, janë karabinierët italianë, përderisa në jug vërehen pjesëtarë të forcave amerikane të KFOR-it.

Ndërkohë që pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë formuar kordonet në jug të qytetit duke u asistuar edhe nga policia e EULEX-it.

Masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas protestës së sotme janë kumtuar përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe KFOR-it..

“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të sillen me vendosmëri dhe pa ndikim për të krijuar mundësinë që t’iu lejohet demonstruesve të sillen në mënyrë të sigurt dhe demokratike”, thuhet në komunikatë.

Protesta e sotme është paralajmëruar të jetë paqësore si shprehje e revoltës ndaj ngritjes së parkut barrikadë mbi urë, nga ana e autoriteteve lokale serbe nga veriu i Mitrovicës dhe Qeverisë së Serbisë.

PK, EULEX-i, KFOR-i, sigurojnë protestën në Mitrovicë

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 15 në pjesën jugore të Mitrovicës, do të sigurohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i, dhe ushtarët e KFOR-it.
Kështu është bërë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të tri këtyre organizatave, duke thënë se kjo po bëhet “me qëllim që t’i lejohet popullatës që përmes protestës legjitime të shprehë opinionin e vet hapur, në mënyrë paqësore dhe demokratike”.
SIpas komunikatës, Policia e Kosovës si zakonisht do të jetë reaguesi i parë, më pas vjen policia e EULEX-it dhe në fund si reagues i tretë do të jetë KFOR-i.
“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFORI-i do të sillen me vendosmëri dhe pa ndikim për të krijuar mundësinë që t’iu lejohet demonstruesve të sillen në mënyrë të sigurtë dhe demokratike”, thuhet në komunikaktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat