Bahtiri jep ultimatum: Barrikada të hiqet sot, ose do të shihni nesër

Kosova

Bahtiri jep ultimatum: Barrikada të hiqet sot, ose do të shihni nesër

Më: 21 qershor 2014 Në ora: 13:26

Kryetari i Komunës se Mitrovicës. Agim Bahtiri, ka vizituar rreth mesditës të ashtuquajturin ‘Parku i Paqes’ dhe është shprehur i indinjuar për situatën më të re të krijuar në qytetin e Mitrovicës, dhe ka dhënë ultimatum që barrikada të hiqet sot.

“ Durimit i ka ardhur fundi, kjo barrikadë duhet të hiqet deri sonte, nëse jo atëherë do të shihni nesër”, ka thënë Bahtiri.

Mbi urën e Ibrit vërehet një situatë paksa e tensionuar sepse shumë qytetarë shqiptarë dëshirojnë të kalojnë përtej urës, ndërkohe që pjesëtarë të policisë së Kosovës nga stacioni i jugut, janë duke i udhëzuar që të kthehen mbrapsht për ta ruajtur qetësinë dhe për të mos tensionuar situatën.

Ndryshe, në mes të urës në largësi prej dy metrave vërehen forca të shtuara të sigurisë, me theks të pjesëtarëve te policisë se Kosovës, si të jugut ashtu edhe të veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat