Policia: Mos u shqetësoni për sulme xhihadiste

Kosova

Policia: Mos u shqetësoni për sulme xhihadiste

Më: 20 qershor 2014 Në ora: 14:41

E plotësuar - Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Noftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Në bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS (Islamic State of Iraq and Sham) në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’ rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, e që mund të gjendët edhe me titra në gjuhën shqipe, i cili bën thirrje për të luftuar të ashtuquajturit "rafidi" dhe bën thirrje për marshim drejt Bagdadit por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit.
Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të këtij audio incizimi, shumë vende, veçmas ato vende shtetas të të cilave marrin pjesë aktive në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën e kësaj organizate, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik potencial për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit. Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm.
Megjithatë Policia e Kosovës deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë. Prandaj vlerësojmë se nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ekskluzive: ISIS ka dhënë urdhër për sulm terrorist në Kosovë

Lajmi.net mëson nga burime ndërkombtare se Qeveria e Kosovës mund të jetë cak i një sulmi terrorist të kryer nga radikalë islamikë të organizatës famëkeqe "Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit", e njohur si ISIS.

Nga burime nderkombëtare të sigurta, lajmi.net mëson se shërbimet inteligjente perëndimore tashmë kanë paralajmëruar Agjencionin Kosovar të Inteligjencës për vigjilencë të shtuar për shkak të një intercepti të komunikimit në mes të ISIS në Siri dhe Irak si dhe celulave në Ballkan, ku është “dhënë urdhër për sulm ndaj atyre që nuk veprojnë sipas dëshirës së Allahut, duke u fokusuar në objekte qeveritare”.

Shërbimet inteligjente perëndimore kanë njoftuar AKI-në se ka deklarata të besueshme që ISIS të ketë lëshuar një urdhër të qartë ndaj xhihadistëve për të organizuar sulme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Mësohet se disa nga ambasadat e huaja në Prishtinë tashmë kanë paralajmëruar shtetasit dhe organizatat e tyre për një kërcënim të mundshëm terrorist dhe u kanë kërkuar që të bëjën kujdes të madh, të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me ambasadat për çdo dyshim apo zhvillimit të situatës dhe të evitojnë qëndrimin në afërsi të objekteve që mund të jenë target.

Po ashtu është parë që vetë këto ambasada të kenë rritur dispozitivin e sigurisë, kanë rritur nivelin e kontrollit dhe përkujdesjet për hyrje-daljet në mjediset e tyre.

Organizata ISIS (Islamic State in Iraq and Syria) u formua në Prill të vitit 2013 kur Al Kaeda në Irak u bashkua me një organizatë të ngjashme terroriste në Siri dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është shndërruar në organizatën fondamentaliste të mirë-financuar dhe ka fituar lidhjet dhe mbështetje me një pjesë të mirë të celulave xhihadiste të Al Kaedës nëpër botë.

ISIS është duke luftuar njëherazi në dy fronte, kundër autoriteteve qeveritare në Irak si dhe kundër qeverisë së Asadit në Siri dhe ka si objektiv kryesor krijimin e një kalifati teokrat islamik të përbashkët me këto dy shtete.

ISIS ka shtënë në dorë një numër të madh qytetesh dhe zonash strategjike dhe të enjten doli në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare pasi trupat e tyre u afruan rafinerisë më të madhe të naftës në Irak, ndërkohë qeveria irakiane i bëri thirrje qeverisë amerikane për ndihmë duke kërkuar mbështetje nëpërmjet sulmeve ajrore.

Po dje presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se do të dërgonte një njësi prej 300 trupash nga forcat speciale për të përgatitur më mirë trupat irakene në ballafaqimin me forcat terroriste të ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat