Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për atë që ofron informacione për zbardhjen e rastit të Vrasjes në Rahovec

Kosova

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për atë që ofron informacione për zbardhjen e rastit të Vrasjes në Rahovec

Më: 15 qershor 2014 Në ora: 07:50

(I plotësuar) - Policia e Kosovës ofron 10,000 euro shpërblim për atë që ofron informacione për zbardhjen e rastit të Vrasjes në Rahovec

Sot ( 15.06.2014 ) rreth orës 00:45 min. në qytetin e Rahovecit ka ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është Elvis Pista nga Rahaveci.

Vrasja ka ndodhur në rrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrol derisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj viktimës është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.

Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.

Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:

Tel:- 080019999

-038550999

-192

e-mail: [email protected]
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Qytetarët mund të ruajnë të drejtën e anonimitetit të informacionit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse ata vetë vullnetarisht deklarohen se duan të prezantohen.

* * * * * *

Pronari i lokalit në të cilin u vra deputeti i PDK’së Elvis Pista ka rrëfyer momentet tragjike që ndodhën para lokalit të tij.
Gani Jaha ka treguar se i ndjeri është qëlluar me katër plumba dhe se fillimisht është menduar se i ka rënë të fikët.

Ai ka thënë se me Pistën kanë qenë edhe dy shokë të tij me gra, për të kremtuar ditëlindjen e gruas së Pistës.

"Fillimisht kane menduar se i ka rene te fikte Pistës për shkak se nuk ka pasur krisma te armeve. Pastaj ia kanë pare gjakun dhe kanë konstatuar se ka pasur të shtëna me armë. Menjëherë ka ardhur policia dhe tash ata janë duke u marre me këtë rast", ka thënë Gani Jaha.

Policia: Vrasja e Pistës ka qenë e planifikuar shumë mirë

Burime brenda policisë, thonë se Elvis Pista posa ka dal nga restoranti bashkë me bashkëshorten dhe shokun i cili ishte po ashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është qëlluar në shpinë dhe ka marr katër plumba në një largësi pesë metërshe.

“Kjo është një vrasje e planifikuar shumë mirë. Vrasësi është fshehur pas një muri të restoranit dhe posa ka kryer vrasjen ka ikur nëpër arën që ishte e mbjellur. Kurse, ne si polici ende nuk i dimë motivet e vrasjes”, ka thënë një burim brenda policisë.

Pistën e vranë nga pesë metra largësi

Është vrarë në Rahovec, për motive ende të panjohura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. Burime të mediave marrin vesh se gruaja e Elvisit është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Vrasja është raportuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas një komunikate nga policia në Rahovec, thuhet se rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite ka ndodhur një vrasje.

“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E. P. nga Rahaveci kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe posa kishte dalë nga objekti se bashku me bashkëshorten dhe të njohur te tjerë me te cilët kishte qëndruar ne restorant është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhet në komunikatë.

Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës.

“Sipas vendit të ngjarjes besohet se i dyshuari kishte zënë prit pas një muri që ishte i mbuluar me një bime dekorative me gjethe të shpeshta dhe nga ajo pozitë e ka qëlluar viktimën me katër plumba. Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen”.

Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kane qenë te pranishëm: drejtori rajonal, shefi i hetimeve rajonale; krim teknika : Njësiti K-9 (qentë nuhatës) dhe prokurori i shtetit. Po ashtu edhe mjekoligjorët kane qenë te pranishëm me ç’rast e kanë marre trupin e pa jetë për autopsi. Rasti po hetohet nga hetues të krimeve të rënda nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.

Policia rajonale e Prizrenit ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur atentati në Pistën, që kishte fituar votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

KTV-së i është thënë në vendin e ngjarjes se të shtënat nuk janë dëgjuar, dhe se Pista është qëlluar 4 herë me armë me silenciator. Vrasësit e kanë pritur Pistën në afërsi të një trafoje elektrike afër restoranit ku ai ishte.

Pista ka qenë në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet. Ndaj Pistës, mësohet se është shtënë me armë, plagëve të të cilave ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë.

Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë.

Ai ka synuar ulëse të deputetit me PDK-në, teksa është inkuadruar frik në politikë. Kishte deklaruar se ai do të tërhiqej nga politika në rast se PDK-ja nuk i fiton zgjedhjet në nacionale dhe nëse Hashim Thaçi nuk bëhet sërish kryeministër, ndërsa qytetin e tij të lindjes, Rahovecin, e quante jo bastion por “shtëpi të PDK-së”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat