Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem Syla

Kosova

Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem Syla

Më: 13 qershor 2014 Në ora: 19:33

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish kryeparlamentar i Kosovës, ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Ai e ka quajtur Thaçin dinak si dhelpra, gjarpër helmues të pashpirt dhe cfarë jo tjetër.
Ky mllef i Krasniqit ndaj ish shefit të tij partiak vije, siç thotë ai pas komenteve dhe postimeve që i janë bërë në profilin e tij në Facebook dhe fyerje që ai ka marrë.
Lexojeni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook me titull “Z.Thaçi – Lidhi zagaret e paguar nga ti për të sharë”

Lideri politik, cilido qoftë ai, për të qenë në ballë të një vendi apo kombi, para çdo gjeje tjetër duhet të kujdeset për të ruajtur dinjitetin dhe integritetin e çdo qytetari e në mënyrë të veçantë të bashkëpunëtoreve të afërt. Ti nuk je përkujdesur në asnjë kohë për ketë, nuk kujdesesh as tani , kjo të ka bërë që mos të kesh komunikim njerëzor me asnjë liderë e asnjë subjekt politik, madje me asnjë njeri. Kjo është treguesi më i mirë i mosgatishmëria së partive politike parlamentare (të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare), për të lidhur koalicion qeverisës me partinë që e ke personalizuar.
Kjo duhet të jetë një mësim jo për ju, por për çdo lider që dëshiron të qeverisë me vendin se njerëzit nuk duhet të trajtohen si fasulet letre, ashtu siç i trajton ti. Ti po i trajton drenicasit në mënyrë më të pa dinjitetshme, po e nëpërkëmbë integritetin e tyre, edukatën e tyre tradicionale të mirësjelljes, duke i “edukuar” me faqen e zezë të aferës “Pronto”.
Qëllimi i shkrimit nuk ishte për te të mësuar sesi duhesh të sillesh, se para publikut sillesh “bujarisht”, por ky nuk është Thaçi i vërtetë, Thaçi i vërtetë është më helmues se gjarpri, më dinak se dhelpra. Vetëm në prapaskenë je ai i vërteti, i egër dhe i pa shpirt ndaj secilit që guxon të te kundërshtoi. Ti e “gjuan gurin dhe e fshehë dorën” në mediat që i paguan për të dezinformuar. Ti në shpirt e ke dinakërinë dhe yshtjen e të tjerëve, kundër çdo kujt. Ti me SHIK-un i keni ndërsyer drenicasit e mjerë kundër meje, për të me quajtur “tradhtar i Drenicës”, dhe për të sharë në mënyrë më gërditëse.

Deri tani nga FB im i kam fshirë komentet e njerëzve te shtyrë nga ti, i kam fshirë edhe mesazhet që kam marr në mobilin tim, tani e tutje do ta ruaj dhe do ta botoj secilin dhe do ta dërgoj si dëshmi në polici ani pse edhe ajo eshte kapur nga para politika e juaj kriminale. Porosia është dhënë nga ju dhe SHIK-u. Kështu Kosova kurrë nuk do të jetë shtet ligjor e demokratik, do të jetë një tirani mesjetare. Kjo tirani, qytetarëve do t’ju sjellë vetëm mjerim dhe izolim. Ti shtetin e Kosovës e ke kthyer në perandori të krimit.

Ti i ke lëshuar vartësit e tu për të sharë e kërcënuar çdo kundërshtar tuaj, madje në këtë fushatë të mjerë i ke lëshuar: ish rektorin, Ibrahim Gashin, zv. ministrin Ferat Shalën të cilët e kanë kërcënuar Ahmet Bytyqin nga Arllati që mos të punonte për Nismën dhe ish “komandantin e UCK-së Azem Sylen për të kërkuar nga ushtarët e UCK-së që ta kundërshtojnë koalicionin. Pse ky i fundit nuk e kundërshtoj koalicionin e kaluar? Pse disa herë votoj kundër interesit kombëtar? Pse për katër vjet nuk i është dëgjuar fjala as edhe një herë, në mbrojtje të atyre vlerave?
Unë në fund po kërkoj nga institucionet e shtetit që ti përcjellin komentet ne fb tim, që ta përcjellin mobilin tim dhe mesazhet që me vijnë nga banditët tuaj.
Unë nuk e kam ndërmend ta ndali asnjë aktivitet timin politik, intelektual e kombëtar, përkundrazi, do ta shumëfishoj çdo aktivitet timin.
Kjo foto flet vet, e cila ka ardhur nga dy adresa në fb tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat