Hashim Thaçi përgatit puç për ta marrë pushtetin

Kosova

Hashim Thaçi përgatit puç për ta marrë pushtetin

Më: 13 qershor 2014 Në ora: 17:26

Zyrtarë të LDK-së me një logjikë detektive parashikojnë se ditëve në vijim PDK-ja do të shtoj kërcënimet dhe se mund të ketë polarizim dhe tensionim të situatës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të premten në ora një ka thirrur në mbledhje kryetarët e degëve të LDK-së. Të gjithë kryetarët e degëve janë të bindur se tashmë qeveria e ardhshme do të krijohet nga LDK, AAK, NISMA. As që vihet në diskutim marrëveshja për koalicionin qeveritar në mes të këtyre tri partive të mbështetura edhe nga Vetëvendosja. Ndërsa pritshmëritë janë që kah mesi ose në fund të korrikut do të dihet saktësisht e publikisht se sa do të jetë numri i ministrive, cilët do të jenë ministrat e këtij koalicioni. Brenda LDK-së në Prishtinë ka mendime se ministrat e ardhshëm të LDK-së të jenë figura partiake me përgatitje superiore e me personalitet të fortë, në mënyrë me iu përballua sulmeve e presioneve të opozitës përkatësisht PDK-së. Në të njëjtën kohë mendohet që të jetë një gjithpërfshirje nga të gjitha zonat e Kosovës, pra ministrat e LDK-së të vijnë së paku nga shtatë regjionet, e mos të ketë ministra ta zëmë vetëm nga Llapi, apo vetëm nga Dukagjini, apo Anamorava. Gjithpërfshirja të jetë në funksion të përforcimit të partisë. Nëse ministrat ardhshëm të LDK-së të jenë rezultat i meritokracisë, pra ata që sollën vota më shumë, apo ata të vijnë nga shkollimi akademik që ata janë të kualifikuar.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat