Thyhet shpirtërisht Albin Kurti (Video)

Kosova

Thyhet shpirtërisht Albin Kurti (Video)

Më: 12 qershor 2014 Në ora: 12:02

Albini me lot në sy: Humbëm një aktivist të jashtëzakonshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje komemorative për aktivistin Arbënor Dehari i cili vdiq dje tragjikisht. Ai u kujtua si një njeri me vlera dhe që ka kontribuuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes tragjike të aktivistit të kësaj lëvizje, Arbënor Dehari, lideri Albin Kurti e kujtoi si njërin ndër aktivistët me të devotshëm dhe që ka kontribuar palodhshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërsa në emër të familjarëve, foli babai, Avni Dehari. Ai falënderoi të pranishmit për përkrahjen morale në këtë ditë dhimbje për të dhe familjen e tij.
Derisa trupi i tij qëndronte në hollin e Teatrit Kombëtarë, lotët ishin të pashmangshëm për familjarët, miqtë e të pranishëm, derisa po kalonin pran trupit të tij në shenjë nderimi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Zllatarit në orën 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat