Instituti slloven: Gjermania kërkon largimin e Hashim Thaçit nga skena politike

Kosova

Instituti slloven: Gjermania kërkon largimin e Hashim Thaçit nga skena politike

Më: 30 maj 2014 Në ora: 22:08

Në një analizë të Institutit slloven për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme, thuhet se Gjermania është duke bërë presion që Hashim Thaçi të largohet nga skena politike. Një nga arsyet për këtë insistim, është mungesa e zhvillimit ekonomik dhe fakti që institucionet nuk e kanë luftuar korrupsionin.
Instituti për studime ballkanike dhe të Lindjes së Mesme (IFIMES) nga Sllovenia ka vlerësuar në një analizë se bashkësia ndërkombëtare ka interes që t’i largojë nga skena politike “ udhëheqësit e luftës”

“ Në këtë kontekst hetohet një presion i fortë i Gjermanisë e cila dëshiron që pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që nga skena politike të shkojë shumica e liderëve aktualë, në mesin e tyre edhe Kryeministri Hashim Thaçi” thuhet në raport.

Kjo është edhe arsyeja sipas institutit slloven që po themelohet Gjkykata Speciale për krime lufte që do të hetojë pohimet e Këshillit të Europës për tregëtinë me oragne dhe të procedojë ata që janë përgjegjës.

Largimi “ udhëheqësve të luftës” siç thuhet në analizë është i nevojshëm për shkak të forcimit të demokracisë në Kosovë dhe për krijimin e kushteve për vendosjen e drejtësisë dhe pajtimit.

Për ndryshimin e politikës në Prishtinë ka edhe arsye të forta ekonomike pasi partitë në pushtet nuk kanë arritur tyë gjejnë zgjidhje për shkallën e lartë të papunësisë dhe nuk e kanë luftuar korrupsionin.

IFIMES Kosovën e përshkruan si një parajsë për krimin e organizuar dhe korrupsionin .

“Se çfarë qeverie do të ketë Kosova pas 8 qershorit, do të vendosin qytetarët, por ekziston përshtypja se Kosovës I nevojiten ndryshime rrënjësore dhe një fillim i ri” konstaton IFIMES.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat