Lushtaku dhe Thaçi, imazhi i zi i Kosovës

Kosova

Lushtaku dhe Thaçi, imazhi i zi i Kosovës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 maj 2014 Në ora: 16:54

Rasti “Lushtaku” dhe kompania e tij, e ka turpëruar jo vetëm qeverinë aktuale, por edhe tërë Kosovën. Këtij turpërimi nuk ka mundur ti shpëtoj plotësisht as EULEX-i. Edhe ky mision jo vetëm që u dorëzuar para kapos së drejtësisë duke e ndryshuar vendimin e saj gjykata, por ai u tregua i pazoti, të parandalonte një rrjedh të tillë dramatike të ngjarjeve.

Edhe pas dyzetetetë orëve pas arratisjes së tre të akuzuarve të “Grupit të Drenicës”, nuk është zbuluar vendndodhja e tyre. Tre të akuzuarit nga drejtësia, Sami Lushtaku, Ismet Haxha e Sahit Jashari, më parë se në spital do të duhej të gjendeshin në vuajtje të dënimit, por ata e përgatitën ‘arratisjen’ nga QKUK-ja. Ata gjatë gjithë kohës mbaheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën mbikëqyrjen e policisë së Kosovës dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të policisë së EULEX-it.

Ndonëse, Ministri Kuçi thotë se “pasha nerën në nuk dimë gjë, EULEX-i merret me këtë” dhe Policia e Kosovës nuk është dalur me një informacion zyrtar se ku ndodhen këta tre “kapadai”, shtrohet pyetja se a duhet të japin dorëheqje udhëheqësit e këtyre strukturave, të policisë dhe drejtësisë, ndërsa të merren në përgjegjësi penale edhe drejtuesit politikë? Kjo për faktin e vetëm se, në një shtet ku pretendon që të integrohet në BE dhe në NATO, të ndodh një gjë e tillë është tepër e pazakontë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat