Ilir Deda: Vetëm me Vetëvendosje qytetarët mund të ndihen krenarë

Kosova

Ilir Deda: Vetëm me Vetëvendosje qytetarët mund të ndihen krenarë

Më: 8 maj 2014 Në ora: 15:31

Drejtori i deritanishëm i KIPRED-it, Ilir Deda i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosjes. Këtë e ka bërë publike lideri i VV, Albin Kurti në një takim ku kjo lëvizje ka paraqitur alternativen e saj qeverisëse.
Deda tha se vetëm me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin kryeministër, qytetarët mund të ndihen krenar që janë qytetarë të shtetit të Kosovës. Ndërsa pati kritika në adresë të qeverisjes së deritanishme, para së cilës tha se problemet e shtetit dhe qytetarëve, kanë qenë të padukshme. Deda po ashtu theksoi se përmirësimi i jetës në mënyrë dramatike është i nevojshëm dhe i mundshëm vetëm me VV-në.

“A mundemi me ba Kosovën shtet sovran. Po vetëm me VV-në. A mundemi me pas një Qeveri, e cila është përgjegjëse ndaj popullit dhe një shtet të së drejtës. Po vetëm me VV-në. A mundemi me pas një ekonomi të zhvilluar, po me vetëm me VV-në. A mundemi me u ndi krenar që jemi qytetar të Kosovës dhe që kemi shtetin e mirë, dy PO-ja. Po me lëvizjen VV dhe me Albin Kurtin , kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Kemi shumë punë para vetes, nuk kemi shumë kohë, por një gjë është e qartë. Në një anë është lëvizja VV dhe në anën tjetër ata që e kanë treguar veten për 14 vjet, qysh e kanë qeverisë këtë Kosovë. Kanë me na sulmu, kanë fillu me na sulmu, e këndej thonë se jeni të pa rëndësishëm por ne po iu sulmojmë. Po na sulmojnë se jemi shumë të rëndësishëm dhe fitorja është afër.

Ndërsa Shpend Ahmeti, i cili foli për punën e bërë që nga ardhja e tij në krye të komunës së Prishtinës, tha se VV është e rrezikshme, po vetëm për hajnat. Ndërsa tha se VV nuk ftohet në takime nëpër ambasada, pasi që qëndrimet e saj janë publike dhe nuk ndryshohen në takime ashtu siç bëjnë të tjerët.

“Ne nuk ftohemi nëpër ambasada nëpër takime, nd oshta e keni dëgjuar arsyetimin. Nuk i kemi ftuar sepse VV i ka qëndrimet publike. Ne i kemi qëndrimet tona të hapura, nuk kemi qëndrime të fshehta. Nuk i ndërrojmë qëndrimet pse shkojmë në takime. Nuk i themi një fjalë ambasadorëve, një fjalë tjetër qytetarëve. Nuk flasim ndërmjet vete ndryshe, e me qytetaret ndryshe. Prandaj kemi qëndrime publike, prandaj edhe nuk na ftojnë sepse e dinë, atë që e themi ne edhe e votojmë. Kur ka protesta dalim në protesta edhe aktivistet edhe qytetarët, në fund të fundit dhe ne si kryetar dhe si ish deputet”, tha ai.

Ahmeti foli dhe për ndërtimet pa leje, për të cilat tha se i kanë ndalur tashmë, duke pohuar se ndryshimi në Kosovë është i domosdoshëm dhe se ai vjen vetëm me VV-në.

“Ndryshimi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm në krejt Kosovën. U ngutem me 8 qershor sepse unë mendo j se kanë pasur edhe nguti që mos ta shohin dallimin në mes të Prishtinës dhe komunave tjera. Ata po e dinë se ky dallim po bëhet me i dukshëm dita ditës dhe po ka ndikim dhe në qytetet tjera. Me 8 qershor ju qytetar e keni shansin, që këtë që po e shohim në Prishtinë, ta shohim dhe në qytete tjera. Sepse është e domosdoshme për ta luftuar papunësinë dhe gjendjen e rëndë sociale në të cilën gjendemi sot si shtet dhe si shoqëri. Dhe është tejet e nevojshme që ky ndryshim të ndodh”, tha ai.

Ndërkaq, lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili foli për alternativen qeverisëse të VV, nuk hezitoi të flas për Shpend Ahmetin, duke pohuar se me fitoren e tij fituan qytetarët e Prishtinës.

“Ta sigurojmë fitoren e VV e cila nuk është thjeshtë fitore e njerëzve të VV. Shpend Ahmeti u ba kryetar i komunës së Prishtinës, por ky vet s’ia ka pa hajrin. Shpendit iu ka rrit lodhja, iu ka rrit stresi, iu ka zvogëlua rroga, në krahasim me Universitetin Amerikan. Iu kanë zvogëlua orët e gjumit, iu kanë rrit kërcënimet. Iu kanë zvogëluar orët e kohës së lirë. Ama qytetarët e Prishtinës kanë përfituar shumë“, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat