Prokuroria anulon vendimin e kundërligjshëm të prokurores Drita Hajdari

Kosova

Prokuroria anulon vendimin e kundërligjshëm të prokurores Drita Hajdari

Më: 29 prill 2014 Në ora: 19:03

Prokurori i Shtetit ka anuluar vendimin e kundërligjshëm të prokurores në Prokurorinë Speciale, Drita Hajdari, e cila kishte amnistuar rreth gjysmë milioni euro tatim në kundërshtim me Ligjin për Amnisti.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, prokurorja Drita Hajdari e kishte lëshuar debatin, sepse nuk kishte qenë e gatshme që të ballafaqohet me vendimet e veta.

Në emisionin e radhës “Betimi për Drejtësi” do të sqarohet se si prokurorja Drita Hajdari kishte kërkuar vetë që të anulohet vendimi i saj i kundërligjshëm dhe se si rasti i saj po hetohet nga Zyra e Prokurorit Disiplinor.

Gjatë emisionit do të debatohet për konfiskimin e pasurive të paligjshme në Kosovë. Koordinatori Kombëtarë për Krime Ekonomike, Shqipdon Fazliu, paralajmëron konfiskim të pasurive të paligjshme të zyrtarëve më të lartë të shtetit, për të cilat raste, thotë se tashmë kanë filluar presionet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjykatësve dhe policëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat