Kreu i OSBE-së, presidenti zviceran Didier Burkhalter, viziton Kosovën

Kosova

Kreu i OSBE-së, presidenti zviceran Didier Burkhalter, viziton Kosovën

Më: 25 prill 2014 Në ora: 08:09

Presidenti i Konfederatës së Zvicrës dhe shef i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, si dhe kryesuesi i radhës i OSBE-së, Didier Burkhalter, i cili ka filluar dje një vizitë në Ballkanit Perëndimor dhe në agjendën e vizitës së tij janë Serbia, Kosova dhe Shqipëria, sot në Prishtinë do të takohet me udhëheqës të lartë të Kosovës për të diskutuar angazhimin e Zvicrës në rajon si kryesuese e OSBE-së.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi për OSBE-në, ku ajo është e përfaqësuar me gjashtë misione. Ndër prioritetet e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra janë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim në këtë rajon, përpjekje që mbështeten edhe në angazhimin shumëvjeçar politik paqësor të Zvicrës në këtë pjesë të botës”, ka theksuar një komunikatë për media e Departamentit të Jashtëm të Zvicrës në prag të kësaj vizite.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Burkhalter do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa me të rinj të komunitetit shqiptar dhe serb të Kosovës do të diskutojë çështjen e të drejtave të njeriut.

Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit Kosovë, Burkhalter do të vizitojë misionin ushtarak të Zvicrës në kuadër të KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat