Selimi: Ata që votuan gjykatën kishin presion nga shefat e tyre

Kosova

Selimi: Ata që votuan gjykatën kishin presion nga shefat e tyre

Më: 24 prill 2014 Në ora: 23:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili ka votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale për hetimin e krimeve të luftës, ka falënderuar të gjithë deputetët që dolën kundër kësaj gjykate, duke akuzuar pjesën tjetër se një gjë e tillë ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

Selimi ka thënë se ata deputet që votuan Tribunalin, kanë qenë të shtyrë nga shefat e tyre ndërsa sipas tij edhe shefat e tyre kanë qenë të shtyrë nga dikush tjetër.
Ai gjatë një interviste për RTK-në, ka thënë se nuk kanë asnjë dokument të vetëm rreth përmbajtjes së kësaj Gjykate Speciale, duke theksuar kështu se të vetmet kanë qenë mediat që kanë dhënë disa informacione.

“Nuk ka dokument që është votuar, është votuar letërkëmbimi i presidentes. Është votuar një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Dhe të gjitha ato debate që kemi pasur ne, kanë qenë mediat që na kanë dhënë neve informacione dhe qytetarëve. Ndërsa ne nuk kemi pasur dokument e as asgjë tjetër që ta paraqesim para qytetarëve”, ka thënë Selimi.

E kur ai ka dhënë shpjegimet për mosvotimin e këtij Tribunali, Selimi ka thënë se përveç se është dëmtuar imazhi i Kosovës, është dëmtuar po ashtu edhe imazhi i Tribunalit të Hagës, UNMIK-u dhe EULEX-i.
“Tash vetëm se do të përballemi me pasojat nga Tribunali, imazhi i ndotur i shqiptarëve sepse në mbarë Evropën nuk ka ndonjë themelim të krijimit të këtij lloj Tribunali. Kjo është njëra ndër padrejtësitë që ju ka bërë shqiptarëve. Ne nuk kemi frikë nga drejtësia, e as nga ky Tribunal”, ka thënë Selimi.
Ndërsa ata që po e quajnë këtë gjykatë të imponuar dhe me këtë arsye e kanë votuar, për Selimin nuk është arsyetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat