Kuçi: Votuam për partneritetin me SHBA-të dhe BE-në

Kosova

Kuçi: Votuam për partneritetin me SHBA-të dhe BE-në

Më: 24 prill 2014 Në ora: 21:43

Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk është votuar Gjykata, por është votuar partneriteti me SHBA-në dhe BE-në.
Ai tha në emisionin “Zona e Debatit” se ne kemi ardhur deri këtu bashkë me SHBA-të dhe BE-në dhe do të vazhdojmë bashkë edhe më tutje.

“Do ta citoj z.Hydajet Hyseni: dje është votuar për bashkësinë ndërkombëtare, jo për Gjykatën. Unë e kam thënë dhe e them prapë, është votuar partneriteti ynë me SHBA’në dhe BE’në. Ne kemi ardhur deri këtu bashkë me ata. Ata kanë ardhur me një qëndrim, ka qenë një unitet i partnerëve tanë ndërkombëtar, i prirë nga SHBA’të”, ka thënë ai.

Ai tha se raportit të Dick Martyt, nuk kemi pasur rrugë tjetër veçse t’i përgjigjemi juridikisht.
“Imazhi i keq ka qenë raporti i Dick Martyt. Ndoshta ky raport është legjitimuar në një farë mënyre nga Këshilli i Europës, është ditur se atij duhet t’i jepet një përgjigje juridike. Unë mendoj se janë shumë arsye që kanë ndodhur, pavaërsia dhe lufta i ka pasur mbështetësit dhe kundërshtarët e saj. Një raport i tillë ka mundur të parandalohet para se të shkojë në Këshill të Europës, por nga partneri ndërkombëtar”, ka thënë Kuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat