Pse Dauti s’e dëgjoi Ramushin?!

Kosova

Pse Dauti s’e dëgjoi Ramushin?!

Më: 24 prill 2014 Në ora: 19:10

Janë vëllezër nga nëna dhe babai. Ramush dhe Daut Haradinaj njihen të afërt jo vetëm për faktin se janë vëllezër, por edhe luftën e bënë së bashku, edhe partinë (AAK) e themeluan po ashtu.

Mirëpo Gjykata Speciale i ndau ata në qendrime. Kuvendi i Kosovës votoi dje me 89 vota për që të themelohet një Dhomë e Posaçme që do të merret me pretendimet e Dick Martyt lidhur me krimet e supozuara të UÇK-së.

Shumica e deputetëve të AAK-së votoi pro kësaj gjykatë, mirëpo Daut Haradinaj i tha “jo” këtij trupi gjyqësor.

Disa ditë para se të votohej në Kuvend vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe themelimi i Gjykatës Speciale, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkrahur themelimin e Gjykatës.

Ai e pati deklaruar votën pro të deputetëve të AAK-së në parlament, duke thënë se krijimi i gjykatës është domosdoshmëri, për të hequr njëherë e mirë dyshimet mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat