Gërxhaliu: Gërmimet në Rudinicë, po ecin mirë

Kosova

Gërxhaliu: Gërmimet në Rudinicë, po ecin mirë

Më: 24 prill 2014 Në ora: 17:54

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe kryesuesi i grupit kosovarë, Arsim Gërxhaliu ka thënë se puna në Rudinicë të Rashkës, për gjetjen e personave të zhdukur po shkon mirë.

Ai përmes rrjetit social, Facebook, ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, dhe ka treguar se përkundër shiut, ata vazhdojnë të kenë kujdes.

Edhe sot ne ditën e dytë puna po ecën mirë. Edhe pse shiu po na percjellë vazhdimisht, me kujdesin maksimal po e shenjëzojmë terrenin”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, është rrënuar ndërtesa e cila ishte e ndërtuar mbi një varrezë masive të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Në këtë varrezë, besohet se janë trupat e rreth 250 shqiptarëve të zhdukur që nga lufta e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat