“Nisma” e Fatmir Limajt, “bombë” për PDK-në e Prishtinës

Kosova

“Nisma” e Fatmir Limajt, “bombë” për PDK-në e Prishtinës

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:57

Ambasadorët e huaj vërshojnë në zyrat e “Nismës” në Prishtinë. Kjo parti po faktorizohet si fuqi politike dhe po zë rrënjë jo vetën në qytete, por edhe në fshatra anekënd Kosovës. Ndërsa, kryetarë, nënkryetarë, anëtarë të nëndegëve të PDK-së në Prishtinë në mesditë shihen në PDK, ndërsa në mbrëmje të “Nisma”e Fatmir Limajt. Figura të nëndegëve të PDK-së janë dakorduar që ditëve në vijim të aderojnë në “Nisma”, por ende i druajnë hakmarrjes nga PDK-ja se mund të mbesin pa vende pune ose mund të shkarkohen nga pozitat institucionale që kanë në qeverinë e kontrolluar nga PDK-ja. “Nisma” po bën përgatitjet përfundimtare që ta godas rëndë degën e PDK-së në Prishtinë. Në shumicën e nëndegëve të degës së PDK-së në Prishtinë po evoluon iniciativa e anëtarëve e përfaqësuesve për ta braktisur PDK-në dhe për t’iu bashkëngjit “Nismës “ së Fatmir Limajt. Kështu i ka thënë gazetës “Bota sot” Milaim Pacolli nga nëndega e sapoformuar e “Nismës” në Kolovicën e Re në Prishtinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat