Vrasjet e pazbardhura të pasluftës, “Thirrje për drejtësi” i quan frikacak prokurorët

Kosova

Vrasjet e pazbardhura të pasluftës, “Thirrje për drejtësi” i quan frikacak prokurorët

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:57

Demolli vlerëson se përfaqësuesit e organeve të drejtësisë e kanë për obligim që t`i zbulojnë vrasjet politike dhe se nuk duhet shikuar asnjëherë me ngjyrime politike.

Drejtësia në Kosovë nuk po tregohet vetëm e brishtë, e pasigurt. Ajo po tregohet zemërftohtë dhe pa ndjesi për qindra viktima shqiptare, që u vranë gjatë dhe pas luftës, si pasojë e urrejtjes politike të krahut të majtë. Viktimat kryesisht janë personalitete dhe aktivist të LDK-së. Shumë prej tyre edhe u mbijetuan pritave, madje edhe plagëve, sikurse është rasti i plagosjes me 3 plumba në vitin 1998 i profesorit Sabri Hamiti, i Ejup Visokës, Adem Salihajt, dhe të tjerëve, të cilët shpëtuan fatbardhë, por mos zbulimi i vrasjeve po i mban të shqetësuar familjet e këtyre viktimave, të cilët po veprojnë tashmë në shoqatën, “Thirrje për drejtësi”. Më i zëshmi dhe më konsekuenti është Imer Imeri, vëllai i të cilit u vra pas luftës, derisa po kthehej nga shkolla e fshatit ku jepte mësim. U mor nga ushtarë të maskuar, dhe kurrë më nuk e pau të gjallë familja. Vetë Imeri ishte internuar në Shqipëri gjatë luftës, duke mbijetuar vetëm në saje të ndërhyrjes së KFOR-it gjerman, teksa po silleshin si ‘të burgosur’ të UÇK-së në Kosovë. Vetë shpëtimi i tij ishte një mrekulli, rrëfim që “Bota sot” e ka botuar më parë.

Imeri: Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqit ishte tradhti jo zbulimi i saj

Imeri Imeri dhe shoqata që e drejton janë të shqetësuar nga ajo që po ndodhë me sistemin e drejtësisë, veçmas kur prokurorët mundohen të nxirren para opinionit se nuk vepruan se do të mund të akuzoheshin për tradhti kombëtare. Por, jo çdo krim gjatë luftës u bë për shkaqe patriotike.
“Gjyqtarët dhe prokurorët po mundohen ta pastrojnë veten. Ata të dielën e kaluar në një emision të KTV-së thanë se nuk guxojnë të marrin vendime për krimet e pasluftës, sepse frikësoheshim se na thonë tradhtarë. Si mund t`iu thotë dikush tradhtarë atyre që hetojnë vrasjen e Ahmet Krasniqit? Vrasja e tij ishte tradhti”, thotë Imeri për ‘Bota sot’.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat