Kryeministri Thaçi, ky humbës i madh

Kosova

Kryeministri Thaçi, ky humbës i madh

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:54

Formimi i Gjykatës Speciale, ose siç e quanin më parë, tribunali për Kosovën, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të 23 prillit 2014, mori bekimin e deputetëve, ku me vota 89 pro, 22 kundër dhe 2 abstenime, kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të hetoj krimet e pretenduara në Republikën e Kosovës. Por, me krijimin e kësaj Gjykate, a e ka nënshkruar kryeministri Hashim Thaçi fundin e karrierës së tij politike?

Kryeministri Thaçi, po ashtu ka thënë dje para votimit të Gjykatës se, “tani institucionet e Kosovës janë të ballafaquara me një imponim krejtësisht jo të ndershëm dhe jo të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare”, por se, a do t’i kushtoj kjo me një përfundim të karrierës së tij në politik, apo do të jetë fitimtari, mbetet të shihet gjatë zgjedhjeve të ardhshme qendrore që të mbahen brenda pak muajsh.

Thaçi mund ti eliminojë kundërshtarët

Analisti politik, Gazmend Islami, thotë për Gazetën “Bota sot” se, kryeministri Thaçi që 15 vite me dinakërinë e tij prej dhelparaku ka arritë të mbijetojë në pushtet.

“Sa i përket Gjykatës Speciale që është bërë me bekimin e tij që për të ka një domethënie të madhe, përmes këtij mekanizmi mundet me i eliminua kundërshtarët e tij të fundit të mbetur nga e kaluara si: Xhavit Halitin, Azem Sylen, Fatmir Limajn, e shumë të tjerë nga kjo garniturë. Karriera e Thaçit do të fundoset vetëm atëherë kur populli ta kuptoj se po udhëhiqet nga një Bandit i ditëve moderne, ky me Tribunalin do të fitoj politikisht”, pohon Islami.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat