Rugova: LDK-ja do ta shpërbëjë Kuvendin

Kosova

Rugova: LDK-ja do ta shpërbëjë Kuvendin

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:49

Ndonëse u përmend shumë çështja e zgjedhjeve, madje njëzëri nga të gjitha subjektet politike u kërkua shpërbërja e Kuvendit, duket sikur qëllimisht u la për fund që partia në pushtet të marrë vendimin për çështje mjaftë të rëndësishme në vend. Fjala është për krijimin e Gjykatës Speciale, mandatin e EULEX-it, dhe tash çështja e fundit që sërish po i shtyn zgjedhjet, është shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Derisa për këtë të parën kryeministri i Kosovës u detyrua të kryejë detyrën që mori nga diplomacia ndërkombëtare dhe të njëjtën kohë e quajti si një kërkesë të pamoralshme, sa për mos mbetur i keq as me pjesën tjetër të elektoratit që nuk e deshën këtë gjykatë. E ndërsa për këtë të fundit, duket se vazhdimi i mandatit të minoriteteve do të kushtojë krijimin e FAK-ut. Mirëpo kryeministri Thaçi ua hodhi fajin LDK-së për pengimin e krijimit të FAK-ut, por vet kjo parti e demantoj këtë deklaratë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat