Kosova e Mali i Zi bashkëpunojnë në luftimin e trafikimit me njerëz

Kosova

Kosova e Mali i Zi bashkëpunojnë në luftimin e trafikimit me njerëz

Më: 24 prill 2014 Në ora: 14:03

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, do të nënshkruajnë protokoll për bashkëpunim për luftimin e trafikimit me njerëz.

Protokolli do të nënshkruhet nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic dhe Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz i Malit të Zi, Zoran Ulama.Ceremonia do të mbahet nesër, në objektin kryesor të MPB-së, duke filluar nga ora12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat