Arrestohet për mashtrim shefi i Verifikimit i Shërbimit Inteligjent të Kosovës

Kosova

Arrestohet për mashtrim shefi i Verifikimit i Shërbimit Inteligjent të Kosovës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 24 prill 2014 Në ora: 13:21

(E plotësuar)- Policia e Republikës së Kosovës, e ka arrestuar të enjten, Isuf Lumin, Shef i Verifikimit në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Lajmin për arrestimin e Isuf Lumi, e ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Gazetën “Bota sot”. Isuf Lumi, të enjten rreth orës 08:00 është marrë në pyetje në Polici si i dyshuar për falsifikime të dokumenteve financiare dhe për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, si dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës, dërguar Gazetës “Bota sot”, thuhet se “në bazë të informacioneve të deritanishme mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndaj të cilit janë duke vazhduar procedurat ligjore në konsultim me Prokurorin e Shtetit”.

Haki Demolli anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, nga LDK-ja, thotë për Gazetën “Bota sot”, se arrestimi i pjesëtarit të AKI-së, Isuf Lumi, është dëmtim i imazhit të këtij institucioni dhe i Kosovës.

“Arrestimi i tij është një dëmtim i drejtpërdrejt i imazhit të këtij institucioni të respektuar të Kosovës, të një institucioni që është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë, dhe kjo tregon njëherit se edhe përzgjedhja respektivisht caktimi i tyre përmes konkursit ka pasur defekte, të cilat defekte pastaj reflektohen me veprime të këtilla dhe të ngjashme siç ka pasur edhe më herët edhe disa dorëheqje, ndërsa tash është edhe më keq me arrestimin e tyre”, thotë Demolli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat