ICITAP i transferon MPB-së programin e teknologjisë informative

Kosova

ICITAP i transferon MPB-së programin e teknologjisë informative

Më: 24 prill 2014 Në ora: 08:41

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot do të mbahet ceremonia e transferimit të programit të teknologjisë informative i zhvilluar nga ICITAP-i, që do të përkrahë operimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson.

Ky është donacion i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes programit ndihmë në trajnimet e hetimit të krimit (ICITAP).

Ceremonia do të mbahet sot, në objektin kryesor të MPB-së, duke filluar nga ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat