Pendarovski takohet me Hashim Thaçin

Kosova

Pendarovski takohet me Hashim Thaçin

Më: 23 prill 2014 Në ora: 17:01

Kandidati për president të Maqedonisë nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Pendarovski po qëndron në Prishtinë me ftesë të Universitetit AAB për të ligjëruar para studentëve.

Nuk është hera e parë që Pendarovski është në Prishtinë. Ai ka qenë edhe para 10 viteve për të mbajtur leksione në universitetin publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat