Pse Hashim Thaçi doli kundër SHBA-ve

Kosova

Pse Hashim Thaçi doli kundër SHBA-ve

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 prill 2014 Në ora: 16:57

Kryeministri Hashim Thaçi duket se që sot ta ketë ngatërruar tepër keq karrierën e tij politike. Ndonëse ai iu bind presion ndërkombëtar, ai fajësoi për imponim të pandershëm dhe të padrejtë vetë bashkësinë ndërkombëtare, që do të thotë, SHBA-të dhe BE-në.

Karriera e djegur politike

Duket se ardhmja politike e Thaçit, është sqaruar më shumë se kurdo nga vetë këto akuza të tij.
Të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota 89 pro, 22 kundër dhe 2 abstenime, kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të hetoj krimet e pretenduara në Republikën e Kosovës. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, është bërë me imponim jo të ndershëm dhe jo të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht Amerika dhe BE-ja.

“Tani institucionet e Kosovës janë të ballafaquara me një imponim krejtësisht jo të ndershëm dhe jo të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, Gjykata do të jetë nën juridiksionin e Kosovës dhe do t’i ketë dy seli, njërën në Kosovë, kurse tjetrën në një vend evropian.

Analisti politik dhe publicisti, Skënder Zogaj, për Gazetën “Bota sot”, thotë se, Tribunali special për krimet e luftës në Kosovë tashmë është çështje e kryer dhe rezultat i një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar që u bë ndaj Qeverisë së Kosovës, “apo më saktë presioni direkt që iu bë kryeministrit Hashim Thaçi, i cili, përkundër dëshirës së tij, jo vetëm që u detyrua që ta pranojë Tribunalin, por bëri të pamundurën që ta detyrojë Parlamentin që ta miratojë”.

“Tribunali do të jetë një rast i mirë i pastrimit të Kosovës dhe shqiptarëve nga hipotekat e shumta të qarqeve antishqiptare dhe, rast i mirë që të zbardhen dhe dënohen veprat kriminale”, thotë Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat