Imeri: Nuk ka më fonde, me ato mund të vrisni sërish

Kosova

Imeri: Nuk ka më fonde, me ato mund të vrisni sërish

Më: 23 prill 2014 Në ora: 16:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se nuk ka asnjë dokument për të proceduar krijimin e një fondi të tillë nga Kuvendi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndodhur para aktit të kryer, nuk patën mundësi tjetër përpos që t`i thonë po krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera gjatë luftës 1998-1999, në Kosovë. Përveç Lëvizjes Vetëvendosje, kuvendarët votuan edhe për vazhdimin e mandatit për sundimin e ligjit, EULEX-it.
Por, Partia Demokratike si më e prekura nga hetimet dhe gjykimet që do të zhvillohen nga Gjykata Speciale, ka kërkuar fond për mbrojtjen e atyre që do të cenohen nga hetimet.
Kjo kërkesë është shtruar përpara se të votohej për shmangien e rregullores së punës dhe procedimin e ligjit, nga deputeti i PDK-së, Dr.Arsim Bajrami, i cili propozoi themelimin e fondit për mbrojtjen e të përndjekurve të Gjykatës Speciale.
Deputeti Bajrami këtë kërkesë e bëri nën arsyetimin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime.
Kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se nuk ka asnjë dokument për të proceduar krijimin e një fondi të tillë. Ndërsa Ismet Beqiri kryetar i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kërkoi të votohet për pikat e rëndit të ditës, duke kundërshtuar kështu idenë e PDK-së për të themeluar fondin për të mbrojtur të përndjekurit e kësaj gjykate.
Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili tha se Qeveria duhet të krijojë fond për t'ua mundësuar mbrojtjen e të atyre do të gjykohen në Gjykatën Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat