EULEX-i i ka mbyllur hetimet, s’ka të arrestuar

Kosova

EULEX-i i ka mbyllur hetimet, s’ka të arrestuar

Më: 23 prill 2014 Në ora: 16:49

Sot (e enjte) bëhen plotë 13 vite që kur u vra padrejtësisht ish kryetari i komunës së Klinës dhe kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rraci. Vrasja e Ismet Rracit u cilësua si vrasje politike dhe hynte në vazhdën e vrasjeve të tjera politike të kryera pas luftës, e që asnjëherë nuk u gjetën dorasit e tyre. Ndonëse për shumë prej tyre hetimet vazhdojnë, për rastin e Rracit, hetimet janë mbyllur.

Vrasja e kryetarit të Klinës Ismet Rracit u krye me 24 prill 2001 në shkallët e banesës së tij. Se cila dorë shtiu në kryetarin Rraci nuk u zbulua asnjëherë, e tash është edhe më e vështirë kur rasti është mbyllur nga EULEX-i dhe pritet vetëm nëse do të ketë një dëshmitar të ri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat