Zbulohet identiteti i shqiptarit që keqtrajtohej nga “Tigrat e Arkanit”

Kosova

Zbulohet identiteti i shqiptarit që keqtrajtohej nga “Tigrat e Arkanit”

Më: 23 prill 2014 Në ora: 14:27

Është zbuluar identiteti i shqiptarët që para pak ditësh e përditshmja boshnjake “Oslobodenje” publikoi fotografitë ku shihet duke u keqtrajtuar nga dy pjesëtarë të formacionit paraushtarak serb “Tigrat e Arkanit” në qytetin Bijelinë të Bosnjës në vitin 1992.
Jusuf Trbiq, gazetar i vjetër boshnjak që ishte marrë me zbulimin e identitetit të shqiptarët nga fotografitë, shkruan sot se një dyshimtar i ka konfirmuar atij se në fotografi është shqiptari Hajrush Ziberi, i lindur në fshatin Llaskarc afër Shkupit.
Ai punonte ne Bijelinë që ta ushqente familjen e tij, shkruan Trbiq.
“Ai bashkë me disa miq jetonte në një rrugë afër parkut të qytetit (rruga Bogdan Zherajiq, në të cilën janë vrarë shumë civilë). Bashkë me të janë vrarë edhe dy shqiptarë, miq të tij, Abudrrahami dhe Bejtullahu”, shkruan ai në një tekst autorial.

Hajrushi ishte i martuar me Himenten, e lindur si Hikemte Elmazi, aq sa dihet. Ata ishin të martuar vetëm për tre muaj. Ai ka lindur më 19 korrik të vitit 1968, derisa në momentin e vrasjes i kishte mbushur 24 vjet.
Gjatë atij mëngjesi ai ishte nisur për në punë, si zakonisht. Pjesëtarët e klanit të Arkanit e kapin atë, jo shumë larg rrugës ku banonte, aty e fotografoj Ron Haviv, kurse më pas u dërguar në ndërtesën e vjetër të Urbanizimit, ku ishte edhe shtabi i “Tigrave të Arkanit”.
Haviv me ka treguar se kriminelët e Arkanit e hodhën atë nga dritarja në beton, derisa në fotografi shihet se si njëri nga ata e lag me ujë. Ai nuk ka mbijetuar, ashtu siç kishte dëgjuar Haviv nga dikush. Do të ishte mrekulli, kur dihet se çfarë kanë bërë kriminelët e Arkanit në Bijelinë. Emri i tij gjendet në listën e të vrarëve.

Hajrush Ziberi është gjetur afër Mitrovicës së Sremit dhe është nxjerrë nga Sava më 4 maj të vitit 1992 dhe është varrosur si person pa emër ose N.N. si edhe të tjerët. Kufomat e miqve të tij Abdurrahamit dhe Bejtullahut janë gjetur në bodrum të shtëpisë së Rexhep Shabanoviqit. Hajrushi është identifikuar në Visoko, me analiza të ADN-së, kurse mbetjet e tij mortore janë dërguar në vendlindjen e tij më 19 shtator të vitit 2004 ku edhe janë varrosur.
Është diçka me rëndësi për t’u potencuar. Unë kam menduar se para ndërtesës së Urbanizimit e ka fotografuar Ron Haviv, por nuk është ashtu. Besohet se fotografia është bërë nga Srgjan Iliq, fotoreporter nga Beogradi, i cili bashkëpunonte me disa agjenci ndërkombëtare të lajmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat