Xhemajli deputetëve: Mos e votoni Gjykatën

Kosova

Xhemajli deputetëve: Mos e votoni Gjykatën

Më: 23 prill 2014 Në ora: 12:43

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë Gjykatën Speciale dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Sipas tij, votimi i tyre do të dëmtonte luftën e UÇK-së. “I lus deputetët që mos ta votojnë Gjykatën Speciale dhe mos ta votojnë vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Për neve çdo gjykatë apo mandat i ri bashkësisë ndërkombëtare që ka të bëjë me luftën e UÇK-së është i papranueshëm”, ka thënë Xhemajli për ORAinfo.

“Nëse dikush duhet të gjykohet atëherë le të krijohen gjykatat vendore dhe të gjitha ato raste të dalin para gjyqtarëve vendor dhe jo atyre ndërkombëtar”, ka thënë Xhemajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat