Kosova mund të bëjë marrëveshje me Holandën

Kosova

Kosova mund të bëjë marrëveshje me Holandën

Më: 23 prill 2014 Në ora: 10:44

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch thotë se pasi kanë filluar hetimet nga Task-Forca speciale, ishte e logjikshme që të formohet një Gjykatë për Kosovën. Ai ka thënë për Kosova Sot se ende nuk dihet nëse Kosova dhe Holanda do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore, që kjo Gjykatë të ketë selinë diku në Holandë.

Por, ambasadori Bosch thekson se marrëveshje mund të ketë mes Kosovës dhe Holandës. "Për emrat e mundshëm apo rastet që do të trajtohen është herët të flitet", thotë diplomati holandez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat