PD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK

Kosova

PD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK

Më: 22 prill 2014 Në ora: 23:34

Partia e Drejtësisë e ka mohuar lajmin se kinse kryetar i deritanishëm i degës së PD-së në Prizren, Azzam Dida, ka aderuar në LDK.
Sipas reagimit të PD-ës, Azzam Dida, ka paraqitur dorëheqjen e tij morale nga posti i kryetarit të PD-së në Prizren dhe të njëjtën ia ka pranuar edhe kryetari Ferid Agani, ndërsa ai vazhdon të japë kontributin e tij nga pozita e anëtarit të kryesisë së PD-së.

"Partia e Drejtësisë dhe kryetari i saj, Ferid Agani falenderojnë Didën për punën e tij të palodhshme sa ka qenë në krye të degës së Prizren.

Ndryshe, Partia e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të dielën ka marrë vendim që të organizojë Kuvendin Zgjedhor të Degës në Prizren, gjë për të cilën është pajtuar edhe vet kryetari Dida", thuhet në reagimin e PD-ës.A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat