Hashim Thaçi edhe me platform digjitale

Kosova

Hashim Thaçi edhe me platform digjitale

Më: 22 prill 2014 Në ora: 23:00

Kryeministri Hashim Thaçi përveç se është shumë aktiv në rrjetin social Facebook, ka lansuar sot një platformë digjitale për vullnetarët e PDK-së.

“Ekipi i ri, qëllimi i ri, misioni i ri. Të gjithë dashamirët dhe votuesit tonë, regjistrohuni në ëëë.misioniri.net për të ndihmuar realizimin e misionit tonë të përbashkët!”, ka shkruar kryeministri Thaçi në rrjetin social Facebook.

Thaçi ka bërë thirrje të rinjve që të anëtarësohen.

Ndërsa në këtë link secili që hynë brenda, do të mirëpritet me një mbishkrim ‘Behu pjesë e Misionit të Ri, ndërto të ardhmen e Kosovës’.

Ndërkaq, gjatë hapjes të pranishëm ishin shumë politikan të kësaj partied he më shumë së një mijë qytetarë ishin të pranishëm në hapjen e platforëmës së rë të Partisë Demokratike të Kosovës që u mbajt sot në Hotelin Emerald.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat