Shefqet Krasniqi: Kisha serbe nuk do të rrënohet

Kosova

Shefqet Krasniqi: Kisha serbe nuk do të rrënohet

Më: 22 prill 2014 Në ora: 21:34

Hoxhë Sehfqet Krasniqi, mendon se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, Dardan Gashi nuk mund ta rrënoj Kishën Ortodokse në oborrin e universitetit.
Kjo, pasi që Krasniqi thotë se objekti është i mbrojtur me Pako të Ahtisariit dhe Kushtetuten e shtetit.
“Mu kujtua kur ky tentonte të rrënonte Xhamitë apo ndonjë shtëpi të ndonjë hallexhiu shqiptar, sepse për fat të keq për to nuk bërtet askush. Ndërsa sa i përket kishave serbe, mund të zgjohesh nga gjumi ministër, se ato tashmë janë të mbrojtura jo vetëm me Pako të Ahtisarit por edhe me nene të Kushtetutës së Republikës sonë. Madje disa prej tyre, padrejtësisht, janë futur edhe nën UNESKO”, thuhet në një reagim të Shefqet Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat