KLMDNJ: Deputetë mos e votoni gjykatën speciale

Kosova

KLMDNJ: Deputetë mos e votoni gjykatën speciale

Më: 22 prill 2014 Në ora: 21:18

Në deklaratën e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv, Behxhet Shala, thuhet se KMDLNJ do ta mbështeste fuqishëm dhe do të ndihmonte, nëse do të themelohej një Gjykatë Speciale për Krime të Luftës për të gjitha krimet e luftës në Kosovë, e cila do t’i trajtonte rastet, që nuk janë trajtuar nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë krijimin e një gjykate speciale për krime të luftës në Kosovë.

"Pra, një gjykatë që do të merrte vendime në bazë të fakteve dhe nuk do t’i ndante viktimat sipas përkatësisë etnike, e as të dyshuarit nuk do t’i trajtonte në baza politike dhe etnike.Në këtë kuadër, KMDLNJ e shtron pyetjen se përse të mos formohet një Gjykatë Speciale për rastin e Rudnicës së Novi Pazarit, ku viktimat e ekzekutuara shqiptare janë përdorë në vend të betonit e armaturës", thuhet në reagimin e KLMDNJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat