Kryetari i degës së PD, kalon në LDK

Kosova

Kryetari i degës së PD, kalon në LDK

Më: 22 prill 2014 Në ora: 20:18

Azzam Dida, Kryetar i degës në Partisë së Drejtësisë në Prizren, ka dhënë dorëheqje, për t’iu bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dida këtë e llogarit si akt moral për mossuksesin dhe mos arritjen e aspiratave të tij.

“Kjo dorëheqje është akt moral për mossuksesin e Degës në zgjedhjet lokale të Nëntorit 2013.Objektivi im ka qenë 3000 plus 1,dmth.3001 vota, e kjo nuk u realizua dhe nuk e shoh veten si udhëheqës i një Dege të PD-së e cila nuk i ka realizuar synimet e veta, për rritjen e numrit të votave atje ku vepron. Ky vendim i imi është i formës së prerë, edhe pse Kryesia e Degës nuk e ka Pranuar”, tha Dida, në letrën përmes së cilës ka dhënë dorëheqje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat