Krasniqi takohet me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Emrullah Isler

Kosova

Krasniqi takohet me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Emrullah Isler

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:47

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Kuvendit të Madh të Turqisë, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Turqisë, Emrullah Isler.
Kryeparlamentari Krasniqi, ka falënderuar shtetin dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj, për njohjen e Kosovës, që në ditën e shpalljes së pavarësisë, si dhe për lobimin e fuqishëm për sa më shumë njohje për investimet turke në Kosovë.
Gjithashtu, ai i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhënie politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, Krasniqi ka shfaqur shpresën se do të ngrihen në të njëjtin nivel edhe marrëdhëniet kulturore ndërmjet dy popujve , duke pasur në konsideratë lidhjet e fuqishme historike dhe njerëzore ndërmjet popullit të Turqisë dhe të Kosovës.

Ndwrsa, zëvendëskryeministri Turqisë, Emrullah Isler, ka përgëzuar institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset në shtetndërtim dhe afirmim ndërkombëtar. Isler, ka pohuar se në Kosovë ndjehet si në shtëpinë e tij.
"Vuajtjet e popullit të Kosovës qytetarët e Turqisë i kanë përjetuar si vuajtje të tyre, kurse sukseset e popullit të Kosovës i ndjejnë edhe si suksese të atyre", është shprehur njeriu i dytë i Qeverisë turke.

"Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe të lobojë për njohje dhe për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare,ka theksuar Isler, duke u shprehur i bindur se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO. Ndërkaq, duke mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , zv.kryeministri turk ka shfaqur shpresën se pas përfundimit me sukses të këtyre bisedimeve, vendin tonë do ta njohin edhe pesë vendet e mbetura të BE-së. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat