A do të rrënohet ‘kisha’ që u shërbeu serbëve për dhunime

Kosova

A do të rrënohet ‘kisha’ që u shërbeu serbëve për dhunime

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:33

A po i numëron ditët e fundit objekti që për çdo prishtinas ia përkujton Milosheviqin dhe skenat makabre të krimeve të kryera nga forcat e diktatorit dhe nazifashizmit serb?
Një debat i rinisur kohëve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, se nëse duhet rrënuar apo trajtuar si objekt pa leje objektin që Milisheviqi deshi ta bënte kishë në mes të Qendrës Universitare të Prishtinës, ka hapur mundësinë që më në fund përpjekjet e nisura që pas luftës, për rrënimin me eksploziv të bëhen realitet.
Në fakt ky objekt nuk paraqet objekt kulti, ai kurrë nuk u inaugurua si i tillë, ndërsa vendi ku u zgjodh të ndërtohet, ishte tepër i gabuar, hapësira universitare laike, brenda një kryeqyteti të një shteti laik, dhe të dominuar nga shqiptarët myslimanë dhe katolik.

Objekt i dhunimeve

Me vite të tëra ia kishte zënë frymën hapësirës universitare, por tani 15 vite pas luftës dikush po kujtohet se kisha “Shën Nikolla”, nuk duhet ta ketë vendin në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat