Krijohet Gjykata Speciale, Thaçi: imponim i padrejtë dhe i pandershëm i bashkësisë ndërkombëtare

Kosova

Krijohet Gjykata Speciale, Thaçi: imponim i padrejtë dhe i pandershëm i bashkësisë ndërkombëtare

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:28

(E plotësuar) -- Partia e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj dhe ajo e Behxhet Pacollit i kanë thënë po themelimit të Gjykatës Speciale, ndërsa Vetëvendosje ka dalë kundër themelimit të Gjykatës.

Hipokrizia e PDK-së nuk ka ndalur. Ata thanë se krijimi i Gjykatës ishte i padrejtë, pra kundër interesave të shtetit, por e votuan!

Këtë e tha sikurse kryeministri Thaçi edhe Adem Grabovci i PDK-së, se pavarsisht që Gjykata është e padrejtë deputetët e PDK-së do të votojnë pro themelimit të saj. E Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, por se Gjykata duhet të themelohet për t’i hequr të gjitha dyshimet se ka pasur krime gjatë luftës.

Kryeministri Hashim Thaçi, para votimit, u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë pro themelimit të Gjykatës për krime lufte, përkundër faktit që e ka vlerësuar si fyerje të rëndë që i bëhet shtetit të Kosovës.

“Së pari dua të bëjë të qartë se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare për themelimin e gjykatës është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëht shtetit dhe shoqërisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës dhe ka vendosur t’i vazhdoj mandatin misionit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera. Vendimi është marrë me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime përmes miratimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në vazhdim mund të shihet kush votoi për, kush kundër e kush prej deputetëve abstenoi:

2,PDK Jakup Krasniqi,PDK,Abstain

3,PDK Shaip Muja,PDK,Yes

4,PDK Azem Syla,PDK,Yes

5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes

6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes

7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes

8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes

9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes

11,PDK Fadil Demaku,PDK,No

12,PDK Haxhi Shala,PDK,No

13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes

14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes

15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes

16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes

17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes

18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes

19,PDK Sala Berisha-Shala,PDK,Yes

20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes

22,PDK Justina Pula,PDK,Yes

23,PDK Lumnije Morina,PDK,No

24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes

25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes

26,PDK Ganimete Musliu,PDK,No

27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes

28,LDK Sabri Hamiti,LDK,Yes

29,LDK Ismet Beqiri,LDK,Yes

30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes

31,LDK Kimete Bytyqi,LDK,Yes

32,LDK Hatim Baxhaku,LDK,Yes

33,LDK Naser Osmani,LDK,Yes

34,LDK Anton Quni,LDK,Yes

35,LDK Hashim Deshishku,LDK,Yes

36,LDK Eqrem Kryeziu,LDK,Yes

37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes

38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes

39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes

40,LDK Vjosa Osmani,LDK,Yes

41,LDK Armend Zemaj,LDK,Yes

42,LDK Xhavit Uka,LDK,Yes

43,LDK Haki Demolli,LDK,Yes

44,LDK Salih Morina,LDK,Yes

45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes

46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes

47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes

48,LDK Teuta Sahatqija,LDK,Yes

49,LDK Lirije Kajtazi,LDK,Yes

50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes

51,LDK Hykmete Bajrami,LDK,Yes

52,LDK Xhafer Tahiri,LDK,Yes

53,LDK Aferdita Berisha-Shaqiri,LDK,Yes

54,LDK Vjollca Krasniqi,LDK,Yes

55,VV Albin Kurti,VV,No

57,VV Glauk Konjufca,VV,No

58,VV Rexhep Selimi,VV,No

59,VV Afrim Hoti,VV,No

60,VV Faton Topalli,VV,No

61,VV Albana Fetoshi,VV,No

62,Pa GP Agim Kuleta,LB,No

63,VV Visar Ymeri,VV,No

64,VV Afrim Kasolli,VV,No

65,LDK Alma Lama,LDK,Yes

66,Pa GP Aurora Bakalli,LB,No

67,VV Albana Gashi,VV,No

68,VV Albulena Haxhiu,VV,No

70,AAK Daut Haradinaj,AAK,No

71,AAK Donika Kadaj-Bujupi,AAK,Yes

72,AAK Blerim Shala,AAK,Yes

73,AAK Ramiz Kelmendi,AAK,Yes

74,AAK Ahmet Isufi,AAK,No

75,AAK Ardian Gjini,AAK,Yes

76,AAK Burim Ramadani,AAK,Yes

77,AAK Kymete Bajraktari,AAK,Yes

78,AAK Time Kadrijaj,AAK,No

79,AAK Teuta Haxhiu,AAK,Yes

80,LDK Muhamet Mustafa,LDK,Yes

81,Pa GP Emin Gerbeshi,,No

82,KKR Myzejene Selmani,AKR,Yes

83,KKR Sevdije Lama,AKR,Yes

84,SLS Petar Miletic,SLS,Yes

85,Pa GP Goran Marinkovic,,Yes

86,SLS Jelena Bontic,SLS,Yes

87,SLS Jasmina Zivkovic,SLS,Yes

88,Pa GP Biserka Kostic,,Yes

89,Pa GP Vesna Mikic,,Yes

90,SLS Sasa Milosavljevic,SLS,Yes

91,Pa GP Vesimir Savic,,Yes

93,Pa GP Rada Trajkovic,JSL,Yes

94,6+ Enis Kervan,KDTP,Yes

95,6+ Mufera Sinik,KDTP,Yes

96,6+ Rasim Demiri,VAKAT,Yes

97,6+ Duda Balje,VAKAT,Yes

98,Pa GP Sasa Djokic,,Yes

99,KKR Danush Ademi,PDAK,Yes

100,Pa GP Etem Arifi,,Yes

101,KKR Emilija Redzepi,NDS,Yes

102,Pa GP Hamza Balje,,Yes

103,AAK Xhevdet Neziraj,IRDK,Yes

104,SLS Murselj Haljilji,GIG,Yes

105,6+ Allbert Kinolli,PREBK,Yes

106,PDK Hydajet Hyseni,PDK,No

107,AAK Nijazi Idrizi,AAK,Abstain

108,PDK Nait Hasani,PDK,No

109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes

110,PDK Berat Buzhala,PDK,Yes

111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes

112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes

114,KKR Gezim Kelmendi,AKR,Yes

115,KKR Suzan Novoberdaliu,AKR,Yes

116,Pa GP Boban Todorovic,,Yes

117,AAK Bali Muharremaj,AAK,Yes

118,6+ Fikrim Damka,KDTP,Yes

119,Pa GP Milivoje Stojanovic,,Yes

120,KKR Jeton Svirca,AKR,Yes

Fatmir Limaj abstenon për Gjykatën Speciale

Deputeti, Famir Limaj ka deklaruar se është pro vazhdimit të misioinit të EULEX-it por që do të abstenojë për Gjykatën Speciale.

“Unë dua të them se jam për vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe unë do të jemë gjithmonë pro një gjykate të cilat do t’i gjykonte krimet e bërë në Kosovë pa dallim nacionalitetit, por deri sa tani në Parlametnin e Kosovës nuk shtrihet një çështje, ne do të abestonojmë”, ka thënë Limaj.

LDK kundërshton fondin për të akuzuarit e Tribunalit

Shefi i Grupit Palamentar të LDK'së, Ismet Beqiri ka kundërshtuar idenë e PDK'ë për të themeluar fondin për të mbrojtur të përndjekurit e Gjykatës Speciale.
Beqiri ka thënë se duhet të votohet vetëm atë që është në rend të ditës.

Pas kësaj, ka reaguar Adem Grabovci. i cili ka thënë se Qeveria duhet të krijojë fond për t'ua mundësuar mbrojtjen e të atyre do të gjykohen në Gjykatën Speciale.

Në këtë debat janë përfshirë edhe Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se s'ka kurrfarë dokumenti për të themeluar Fond.

Por, Kryeministri ka thënë se është i gatshëm projektligji dhe rezoluta e përgatitur nga PDK'ja.

"Asgjë të shkruar s'kemi në këtë drejtim", ka thënë Jakup Krasniqi.

Vetëvendosje me Rezulutë kundër Gjykatës Speciale në Kuvend

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! ka ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë mocionin përmbajtësor kundër Gjykatës Speciale në bazë të Nenit 65, paragrafi 1, të Kushtetutës së Kosovës dhe në bazë të Nenit 52, paragrafi 2, të Rregullores së Kuvendit.

Kjo është Rezoluta të cilën e ka dorëzuar VV kundër Gjykatës Speciale:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon refuzimin e çdo kërkese që pret nga Kosova pëlqimin për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë jashtë sistemit të brendshëm të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Kosovës të mos marrë pozicion apo të diskutojë zyrtarisht mbi këtë temë pa marrë pëlqimin me votim të Kuvendit.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës i bën thirrje zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të unifikojë qëndrimet e veprimet me Kuvendin e Republikës së Kosovës në refuzimin e kërkesës për ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe dhënien e mbështetjes për sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë. Ngarkohet kryesia e Kuvendit ta komunikojë dhe bashkërendojë këtë kërkesë.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkërendojë veprimet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në lidhje me kundërshtimin e kërkesës për formimin e Gjykatës Speciale.

5. Raporti i hetimeve të Clint Williamson, Prokuror i Task Forcës për Hetime Speciale në lidhje me pretendimet e Senatorit Dick Marty, të përfshira në Dokumentin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i datës 7 janar 2011, duhet të trajtohet nga Prokuroria e Kosovës. Institucionet shtetërore të Kosovës do ta mbështesin dhe përkrahin Prokurorinë e Kosovës, do t'i vihen asaj në shërbim për të gjitha nevojat si dhe shprehin gatishmërinë për bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë. A.M

Sot, krijohet gjykata e madhe, për hetimin e mëkateve të shekullit!

Nga sot, zemrat e të dyshuarve për krime do të rrahin ndryshe, të atyre që vranë apo urdhëruan të vriten shqiptarë, të atyre që vodhën apo urdhëruan të vidhet shteti. Keqardhja e vetme ndërshqiptare është, se disa do të gjykohen për vrasjen e disa serbëve, ndërsa që serbët për krimet makabare do të mbesin pa u gjykuar, për vrasjen dhe dhunimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, ndërsa që plaçkitjet dhe dhuna tjetër do të duken eufemike! Një dëshpërim më vete!
Ambasada amerikane i ka bërë thirrje Kuvendit dhe gjithë spektrit politik që të mbështesë krijimin e tribunalit, përkatësisht gjykatës speciale. Ndërkohë, që zëvendëspresidenti amerikan i ka shkruar kryeministrit Hashim Thaçi, që të bëjë ç’është e mundur që ta shtyjë Kuvendin për miratimin e tribunalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat