Aderime të reja në AAK

Kosova

Aderime të reja në AAK

Më: 22 prill 2014 Në ora: 16:25

Kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur një grup të rinjësh të të cilët kanë aderuar në AAK-një një ndër ta është edhe ish i burgosur politik, Shaban Mulolli.

Për hyrjet e reja në AAK e ka bërë të ditur vetë kryetari Haradinaj në Facebook dhe ai ka paralajmëruar se priten aderime të reja në ditët në vijim, në kuadër të anëtarësimeve të hovshme dhe bashkimit të qytetarëve dhe ekspertëve të ndryshëm në parti.

"Sot kam pritur një grup anëtarësh të rinj në AAK, nga Podujeva dhe Prishtina, të prirë nga veprimtari i hershëm dhe i shquar, si dhe ish i burgosur politik, Shaban Mulolli.

Anëtarët e rinj që u bënë pjesë e AAK-së, janë të fushave dhe profileve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë, menaxhmentit, të shkencave sociale dhe të fushës së teknologjisë së informacionit.

Me kënaqësinë ua ndava librezat e anëtarësisë disa prej përfaqësuesve të grupeve dhe komuniteteve të shquara nga Prishtina dhe Podujeva.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës priten aderime të reja në ditët në vijim, në kuadër të anëtarësimeve të hovshme dhe bashkimit të qytetarëve dhe ekspertëve të ndryshëm në parti", ka shkruar Haradinaj në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat