Kryetari i Graçanicës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministrit Dardan Gashit

Kosova

Kryetari i Graçanicës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministrit Dardan Gashit

Më: 22 prill 2014 Në ora: 15:45

Kryetari i Graçanicës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministrit Dardan Gashit i cili ka paralajmëruar mundësinë e rrëzimit të Kishës që është ndërtuar në hapësirën universitare nga regjimi i Milosevicit. Po ashtu, i pari i Graçanicës ka protestuar edhe tek prania ndërkombëtare në vend.
Kryetari i Graçanicës Branimir Stojanovic e ka dënuar ashpër deklaratën e Ministrit Dardan Gashi, i cili ka paralajmëruar rrënimin e Kishës në hapësirën universitare.

Sipas tij deklarata të tilla kanë për qëllim frikësimin e serbëve që jetojnë në Kosovë.

" Kërkojmë nga z. Gashi të tregoj se a e ka në plan rrëzimin e Manastirit të Gracanicës..." ka thënë Stojanovic duke pyetur nëse ka plane të tilla edhe për kisha tjera në Kosovë.

Stojanovic ka thënë se çdo vendim pa pajtimin e Kishës Ortodokse Serbe vetëm do ta përkeqësonte situatën edhe ashtu të rëndë dhe se një porosi e tillë dërguar serbëve në emër të institucioneve të Kosovës, tregon se për serbët nuk ka vend në Prishtinë

Stojanovic ka thënë se për këtë e ka dërgua edhe një letër proteste ambasadave në Prishtinë, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat