BE bënë thirrje që të votohet ligji që parasheh krijimin e Gjykatës Speciale

Kosova

BE bënë thirrje që të votohet ligji që parasheh krijimin e Gjykatës Speciale

Më: 22 prill 2014 Në ora: 14:51

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe përfaqësitë e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të aprovuar projektligjin për ratifikimin e shkëmbimit të letrave në mes të Presidentes Jahjaga dhe Përfaqësueses së Lartë Baroneshës Ashton.
“Ne u bëjmë thirrje anëtarëve të Kuvendit që të aprovojnë këtë ligj, i cili do të mbështesë tranzicionin e mandatit të EULEX-it, dhe i cili do të krijojë një gjykatë speciale për gjykimin e pretendimeve ndaj individëve të caktuar, të cilët mund të kenë kryer ose mund të mos kenë kryer krime të rënda.

Aprovimi i shkëmbimit të letrave do të fuqizojë sundimin e ligjit në Kosovë dhe do të ngritë imazhin ndërkombëtar të Kosovës duke dëshmuar kështu se ajo nuk ka çfarë të fshehë lidhur me pretendimet e Raportit të Këshillit të Evropës të vitit 2011. BE-ja pranon që ky është një vendim i ndjeshëm dhe i vështirë. Njëkohësisht ne besojmë fuqishëm se një vendim i tillë duhet të mirret për të hapur rrugën për një të ardhme evropiane më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat