Bildt mohon te jetë pro serb, nuk i urrej shqiptarët, përkundrazi kam respekt për ta

Kosova

Bildt mohon te jetë pro serb, nuk i urrej shqiptarët, përkundrazi kam respekt për ta

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:20

Para kritikave amerikane edhe të dhënat e Wikileaks për diplomatin sudeze Carl Bildt kanë deklaruar se është anti shiptar dhe pro serbë. Madje, sipas WikiLeaks, Bildt qenka i preferuari i SHBA-ve, por edhe se diplomati suedez “i urren kroatët dhe shqiptarët”. Por, Bildt këto krtika i ka demantuar i cili këto akuza i ka quajtur spekulime.

“Mes ambicieve për ta kthyer Suedinë në një ‘fuqi botërore’, Carl Bildt ka shprehur mos pëlqimin për Kryeministrin rus, Vladimir Putin dhe gjatë punës së tij në Ballkan, ka ardhur në përfundimin se ai nuk i pëlqen shqiptarët dhe kroatët”, citohet WikiLeaks.
Agjencia “Presheva Jonë”, ka kërkuar shpjegim nga diplomati suedez lidhur me atë nëse i urren apo jo shqiptarët.

“Ato janë thashetheme. Për atë nëse i dua apo jo shqiptarët flet puna dhe angazhimi im në rajon. Përkundrazi, unë kam respekt për ta. Prandaj, nuk dua të merrem me këto spekulime, pas të cilave qëndron WikiLeaks i Assange, që i prinë një fushate ndërkombëtare për diskreditimin jo vetëm të emrit tim por edhe kundër Suedisë”, citohet të ketë thënë Bildt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat