Anketë: Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Skënder Hyseni të padëshiruar në LDK

Kosova

Anketë: Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Skënder Hyseni të padëshiruar në LDK

Më: 21 prill 2014 Në ora: 12:26

Veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, kanë shprehur pakënaqësi me punën e disa deputetëve të LDK-së, duke kërkuar reformë dhe prurje të reja brenda partisë, pasiqë sipas tyre disa deputet nuk kanë punuar siç duhet dhe po e dëmtojnë frymën Rugoviane.

Sipas një ankete të bërë me veprimtarë të LDK-së në mërgatë, për gazetën Bota Sot, del se një përqindje e madhe e tyre duan që pas zgjedhjeve nacionale të shkarkohen nga LDK-ja, Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Skënder Hyseni, Sadri Ferati, Lutfi Zharku, Rita Hajzeraj-Beqaj, Hatim Baxhaku.

Sipas rezultateve të anketimit, emrat që do të duhej të kandidoheshin për deputet të rinjë në radhët e Lidhjes Demokratike janë: Donika Gërvalla, Hafiz Gagica, Shefqet Dibrani, Xhevat Rexhaj, Selim Nengurra, Gazmend Gashi, Agim Rexhaj, Jusuf Buxhovi, Naser Rugova, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Si kontribues, deputetët që kanë punuar me zell, vlerësohen: Alma Lama dhe Armend Zemaj, Muhamet Mustafa, Haki Demolli, Teuta Sahtqija, Hikmete Bajrami, Lirije Kajtazi, Vjosa Osmani, Hashim Deshishku, Ali Sadriu e Arben Gashi, gjithashtu çmojnë kontributin e Anton Çunit, për inicimin e çështjes për njohje të FARK-ut në Kuvend.

Gjithashtu, sipas anketës, nëse LDK-ja do të marrë pushtetin, duhet që kategorik të kthehet ligji për luftën e FARK-ut dhe të njihen vlerat e saj kontribuse. Gjithashtu është përmendur që Ushtria e Kosovës të quhet FARK e jo FAK.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat