Vatikani s’do ta njohë Kosovën

Kosova

Vatikani s’do ta njohë Kosovën

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:33

Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mërkiq, ka deklaruar se Vatikani nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai për të përditshmen “Novosti”, ka thënë se së shpejti një delegacion nga Selia e Shenjtë do ta vizitojë Beogradin, që, sipas tij, do të jetë një mundësi tjetër për Serbinë”, për të tërhequr vëmendjen për pozicionin e saj parimor, në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Sipas tij, Prishtina nuk heq dorë nga lobimi për njohje të reja të pavarësisë, dhe në javët e muajt e fundit, "presionet" ishin drejtuar në mënyrë specifike në Vatikan, transmeton koha. “Megjithatë, diplomacia jonë është vazhdimisht e angazhuar për të parandaluar njohje të reja të mundshme dhe ky aktivitet do të mbetet një prioritet i politikës sonë të jashtme”, citohet të ketë thënë Mërkiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat